Përpjekjet e Real Madridit për ta transferuar sulmuesin Rodrigo nga Valencia kanë hasur në pengesa, sipas të përditshmes spanjolle “Marca”.
Valencia është e gatshme ta shesë përfaqësuesin spanjoll, pasi tashmë ka nënshkruar me dy sulmues, Kevin Gameiron dhe Michy Batshuayin, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, Valencia këmbëngul që Reali ta paguajë klauzolën e lirimit të lojtarit, që kap shifrën 120 milionë euro.
Madridi, ndërkohë, nuk është i interesuar të shpenzojë aq shumë në vetëm një lojtar, edhe pse mund të tentojë ta rrëmbejë atë nëse ulet çmimi i tij para mbylljes së afatit kalimtar.