Ende jam këtu!

Prishtinë | 28 Shk 2023 | 20:45 | Nga Ekonomia Online

(Poezi nga Paola Muçodemi)

Ende jam këtu!
Dhe nëse do më duhet të shkel “egon”…
Sepse vetëm ti mund
të zgjidhje trimërinë e vetmisë time!
Sepse të adhuroj
Sepse dua të jem ajo dorë që do hapet
kur e jotja të bjerë…
Sepse vetëm ti mund t’më dhuroje atë që
s’do mund të ma jepte dot kurrë
as e gjithë poezia e as mëshira!
Dashuria nuk është një krua ku njeriu
mund të pasqyrohet gjithmonë!
Ai hutim i tejdukshëm,
si një veshje e hollë mjegulle!
Ku di ti nga këto?!
Ti dëshiron ekstazën
Ku di ti të prekësh një shpirt lakuriq!?
Ti dëshiron mashtrimin e stuhishëm të gjakut dhe
zemra jote të mbetet tërësisht e zbrazët..
Ku e di ti se njeriu,
s’mban gjë tjetër veçse ato që rriten brenda tij
Dhe,
gjatë një stuhie s’para rriten shumë gjëra!
Ehh, ku di ti nga këto!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme