Shhhh…

Prishtinë | 15 Qer 2023 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

(Poezi nga Paola Muçodemi)

Dora rrodhi ngadalë trupit
e më mbështeti pas vetes
Dua të bëj dashuri me ty!
Iu dorëzova prerazi
Tërësisht
Me gjithë epshin që fshihej
pas petkut të mirësjelljes!
Nuk ka edukatë
Nuk ka fjalë të bukura
Brenda mureve të dhomës,
koha ka ndalur.
Rrobat protestojnë dhe
çdo emocion janë duke e përjetuar
trupat tanë të mpirë!
Me gishtin tregues
më preke buzët
Shhhhh…
Heshtëm të dy!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme