Ekonomia Online
FUNDIT

Ende nuk dihet nëse të enjten merret vendimi për Haradinajn

Ende nuk dihet nëse të enjten merret vendimi për Haradinajn

Nuk dihet nëse Gjykata në Colmar do të marr vendimin lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt, në seancën e radhës me gjashtë prill. Një përgjigje e tillë është dhënë për Tanjug nga gjykata franceze. Në seancën e radhës, e cila është planifikuar për të enjten në ora 13:00, do të diskutohet […]

Nuk dihet nëse Gjykata në Colmar do të marr vendimin lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt, në seancën e radhës me gjashtë prill.

Një përgjigje e tillë është dhënë për Tanjug nga gjykata franceze.

Në seancën e radhës, e cila është planifikuar për të enjten në ora 13:00, do të diskutohet për përgjigjet e mundshme nga Ministria serbe e Drejtësisë në pyetjet e gjykatës, është thënë më tutje nga zëdhënësja e gjykatës, Sandra di Rosa.

Haradinaj vazhdon të jetë i ndaluar në Francë që nga data 4 janar, me një urdhërarrest të lëshuar nga shteti serb.

Të ngjashme