Këshilltari Politik i presidentit të Kosovës, Ardian Arifaj, ka bërë të ditur se ende nuk ka datë se kur do të jetë seanca konstituive.
“Jo ende nuk ka një datë të caktuar se kur do të mbahet seanca”, tha Arifaj në Klan Kosova.
Arifaj tha se rezultati i zgjedhjeve është certifikuar vetëm para pak ditësh dhe afati kohor brenda të cilit duhet të mblidhet seanca e parë është një afat prej 30 ditësh, dhe se ata ende janë brenda kufijve kohorë dhe ligjor.
“Jemi ende në fillim të këtij afati. Pra janë 30 ditë brenda të cilave presidenti duhet ta bëjë mbledhje e parë konstituive”, tha Arifaj.
“Vetëm pas konstituimit të kuvendit, koalicioni apo aprtia që i ka fituar zgjedhjet e propozon mandatarin e pastaj presidenti e jep mandatin për themelimin e qeverise. Nuk ka ende asnjë vendim, asnjë datë, jemi ende brenda kufijve kohorë të përcaktuara me kushtetutë”, tha ai.
Arifaj tha se presidenti do të veprojë brenda këtij afati.