Në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan mbrëmë rreth orës 20:00 në një kazino është gjetur pa shenja jete një person.
Sipas zëdhënësitë të Policisë Rajonale të Prishtinës, Agron Borovci, rasti po hetohet nga ana e Policisë si vdekje e dyshimtë.
“Me të marrë informatën, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga këqyrja fillestare e vendngjarjes është konstatuar se një mashkull 36 vjeçar që është konfirmuar si punëtori i lokalit në fjalë është pa shenja jete dhe ka një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit”, ka thënë Borovci.
Deri më sot asnjë person nuk është identifikuar apo arrestuar për vrasjen që ka ndodhur.
Këtë e tha për klankosova.tv, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, që tha se hetimet janë duke vazhduar.
“Prokurori është duke hetuar dhe po merret me rastin, deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar”, tha Beka