Ende s’ka vendim lidhur me licencat e infermierëve në rastin e të moshuarës në Pejë

Prishtinë | 03 Nën 2022 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Ende nuk ka vendim lidhur me licencat e infermierëve të Shtëpisë së Pleqve në Pejë.

Kështu thuhet në një përgjigje nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

OIK thotë se është në pritje të Inspektoratit Shëndetësor e më pas Këshillit Etik do të vendos rreth masave.

“Ne si OIK jemi në pritje të Inspektorajatit Shendëtësor mbi gjetjet dhe Komisioni Etik i OIK do të marrë masa deri në revokimin e Licencave “, thuhet në përgjigje njofton Klan Kosova.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Në pranga kanë përfunduar përgjegjësja, e dyshuara për rastin dhe një infermiere tjetër.

Pos të dyshuarës për sulm, dy të tjerat dyshohen për “mosraportim të rastit dhe dhënies së ndihmës” si dhe “fotografim i paautorizuar”.

Të ngjashme