Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, në zgjedhjet e së dielës garon për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD.
Shala, në koalicionin Nisma – AKR-PD, garon me numrin 8, ku pretendon ta zëre një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka publikuar edhe një video përmes të cilës ka sqaruar formën e votimit.
Shala ishte këshilltar i Fatmir Limajt derisa ky i fudit ishte ministër i Transportit, për një vjet ishte edhe Ministër i Tregtisë dhe i Industrisë.
Gjatë kohës sa Shala ishte ministër, u vendos taksa 100% ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, që u bë edhe kryetema e muajve të fundit dhe kryetema e zgjedhjeve të 6 tetorit.