Endriti e viziton babain për ditëlindjen e 55-të: Ishte me disponim sikurse kur u çlirua Kosova, vitin tjetër festofshim në shtëpi

Prishtinë | 24 Pri 2023 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi feston sot, ditëlindjen e 55-të.

E për këtë rast, Endriti, djali i tij, e ka vizituar në Hagë, ku tregoi se ish-presidenti kosovar ishte me shëndet dhe disponim të shkëlqyeshëm.

Endriti theksoi se babai i tij 55 vjet i bëri, por sipas tij, 5500 punë të vogla e të mëdha poashtu i ka kryer deri tash.

“Sapo e vizitova babain për ditëlindje. Më priti me qeshje dhe hajgare, ishte me shëndet dhe disponim shkëlqyeshëm – sikurse kur u çlirua Kosova apo kur e shpalli pavarësinë. 55 vjet i bëri por 5500 punë të vogla e të mëdha poashtu i ka kryer deri tash. Urime ditëlindja bab nga mami dhe une. Vitin e ardhshëm e festofshim në shtëpi!”, ka thënë Endriti.

Të ngjashme