Njëzet vjet pas vrasjes së ministrit të parë të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, ëndrra e filluar e tij po bëhet realitet. Ushtria e Kosovës po krijohet. Shteti po ndërtohet mbi gjakun, jetën, angazhimin dhe flijimin e Heronjve tanë; ndër ta edhe Ministri Krasniqi.
Ahmet Krasniqi këtë ushtri e nisi e Marrëveshje e Stokholmt – kur u bashkuan të gjitha forcat e armatosura në Kosovë nënë emrin UÇK. Ishte njëri vizionar dhe me plot urtësi dhe bujari. Njëri i fjalës dhe Besës. Burrë i pa-matur për trimëri dhe dashamirësi.
Mbi të gjitha angazhimi i tij për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës ishte misioni i tij jetësor – më të cilin mision edhe jep jetën me 21 shtator 1998 në rrugën pranë Medresesë së Tiranës ku ishte duke hyrë në ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës. Kolonel Krasniqi, stërnip i Aziz Zhilivodës nga fshati Zhilivodë i Vushtrrisë ishte shqiptari më aktiv dhe më i fuqishëm në Ushtrinë Jugosllave. Armik i përbetuar i Serbisë dhe personi që u dha hovin Kroatëve në luftën e tyre, duke ua dorëzuar kasarnen e Gospicit (kasarna më e madhja në Jugosllavi) me të gjithë arsenalin e saj. Këtu forcohet ushtria kroate.
Kolonel Ahmet Krasniqin e kam njohur në fund të pranverës së 1998-së në qoshen e majtë të tarracës së Hotelit Rogner në Tiranë. Ishte një takim rreth 2 orësh. Që atëherë nuk jemi ndarë asnjëherë – deri në vrasjen e tij. Ai kishte një elan të jashtëzakonshëm, një person parimor dhe kemi punuar bashkë mbi gjashtë (6) muaj. Ai kishte një kapacitet dhe zotëronte shkathtësi të shkëlqyeshme njerëzore dhe njohuri profesionale dhe strategjie. Fuqia e tij ndër-personale dhe qasja e hapur për zgjidhjen e problemeve ishte një veti që pak njerëz e kanë dhe kam takuar gjatë jetës time.
Ajo që e bënte edhe më të veçantë ishte afërsia dhe afria e tij me njerëz, por në të njëjtën kohë reflektonte mbi vlerat dhe kualitetet njerëzore perëndimore.
Po nxjerre një fragment nga kujtimet me atë – 2 jave para se të vritej: “Seremb, kanë vendosë më me vra. Është ngushtu rrethi. Policia po na kontrollon dhe ç’armatose gati çdo ditë. Nuk e kam jetën e gjatë. Por, do të jem gjithmonë i lumtur që arrita ta bëjë bashkë Ushtrinë e Republikës së Kosovës. Kjo USHTRI ta ketë një Ministër dhe të ketë komandën të përgjithshme të organizuar në një nyje. Të tria fondet po shkrihen në një vend dhe gjithçka po ecën si duhet – edhe pse ngadalë. Tash edhe vdekja nuk është vështirë. Por lutem që mos të jetë dora e shqiptarit”, ishin disa nga bisedat dhe reflektimet e tij që çdo mbrëmje i bënte me mua.
Ministri i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës Ahmet Krasniqi, tash do ta zë vendin e merituar në varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinws; afër Presidentit Rugova, të cilin e donte dhe e respektonte shumë. Madje shpesh bisedonin e diskutonin. Tash dy shokët po bëhen bashkë. Lavdi dëshmorë të kombit tonë.