Qeveria ndan 30 mijë € për shpenzimet e rivarrimit të heronjve Ahmet Krasniqi e Qazim Jakupi

Prishtinë | 16 Tet 2018 | 13:29 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka ndarë 29 mijë e 907 euro për shpenzimet e rivarrimit të heronjve Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi, raporton Ekonomia Online.

Me nderime të larta shtetërore në varrezat e dëshmorëve me 21 shtator janë rivarrosur Ahmet Krasniqi e Qazim Jakupi, babai i këngëtares Leonora Jakupi.

Pas 20 vitesh, eshtrat e kolonelit Ahmet Krasniqi u rivarrosën në vendlindjen e tij në Kosovë. Ai u vra në vitin 1998 në Tiranë ku dhe për 20 vite ishte i varrosur në Tiranës.

Në rivarrimin e tij morën pjesë kryeministri, Ramush Haradinaj, bashkëluftëtarë të tij dhe qytetarë të shumtë.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, October 16, 2018

 

Të ngjashme