Këngëtarja dhe ish-prezantuesja e spektaklit të humorit “Portokalli”, Eneda Tarifa, ka kohë që ka hyrë në fazën e eksperimenteve pasi ndryshon shpesh ngjyrën e flokëve.
Kështu, pas ngjyrës së bakrit që zgjodhi në muajt e ngrohtë, u kthye në bionde dhe tani ka vendosur të ndryshojë sërish. Mund të themi se ka qëndruar brenda familjes së biondeve, por duke u dhënë flokëve një nuancë platini. Nuk mund të themi se është ngjyra e duhur për të, por duhet inkurajuar për guximin për të ndryshuar shpeshherë “look”.
Tarifa, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Europian 2016, tashmë u dedikohet koncerteve në jetën e natës.