Eneda Tarifa ka lansuar klipin e këngës “Për ty”

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Eneda Tarifa ka publikuar këngën me titull “Për ty”, të cilën e ka kompletuar me videoklip.

Realizimi i ri muzikor është lansuar në Ditën e të Dashuruarve dhe për tematikë ka pikërisht dashurinë.

Shpëtim Saraçi qëndron prapa këtij projekti, të cilit ia ka bërë miksimin dhe masterizimin, si edhe është producent i këngës.

Për tekstin është kujdesur Drita Çomo, ndërsa muzikën e ka bërë Edmond Rrapi.

“Për ty” është publikuar me video muzikore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme