Historia e dashurisë dhe martesa mes Eneda Tarifës dhe Erjon Zaloshnjës thuhet se ka përfunduar. Burime pranë Anabel.al tregojnë se mardhënia e tyre nuk është siç ka qënë më parë duke e parë në të gjitha aspektet.
Eneda dhe Erjoni prej vitesh kanë qënë bashkëpronarë të “Rockstock-ut”, një club nate që menaxhohej nga të dy sëbashku. Por prej disa kohësh në këtë club është vënë re mungesa e Enedës.
Të shtunën, Erjon Zaloshnja zhvilloi mbrëmjen hapëse por partnerja e tij nuk u pa as në skenë dhe as në ambjentet e lokalit. Ndër të tjera thuhet se ajo e ka braktisur këtë biznes, duke u bërë pjesë e “Cavaliero Club”.
Eneda dhe Erjoni prej vitit 2013-të janë prindër të një vajze .
Nga 19-të Janari Eneda do të jetë e angazhuar me “The Voice of Kids” si anëtare jurie dhe trajnere e konkurrentëve, krah emrave të njohur si Aleksandër Gjoka, Renis Gjoka dhe Miriam Cani.