Eni Koçi do të vijë me bashkëpunim

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

“Afër Teje”, është projekti i fundit i publikuar nga këngëtarja shqiptare, Eni Koçi në bashkëpunim me Olsi Bylykun.

Ndërsa tani, bjondina ka bërë të ditur se sërish do të ketë një bashkëpunim nga ana e saj duke mos e zbuluar këngëtarin.

“Larg”, do të titullohet kënga e re e saj, ku iu ka lënë hapësirë fansave të komentojnë për artistin me të cilin mendojnë se e ka realizuar këtë këngë.

Eni momentalisht është duke e shijuar edhe jetën private e cila vitin e kaluar është fejuar me këngëtarin, Genc Prelvukaj.

Biondina 23-vjeçare gjithashtu është pjesë edhe e labelit “Black Fish Entertainment”, grup ky i formuar nga Genci shumë vite më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme