Këngëtarja Eni Koçi është shumë e pëlqyera nga mijëra fansa anë e mbanë trojeve shqiptare për muzikën e saj.
Përveç muzikës, ajo ka zhvilluar aktivitetin e saj edhe në biznes, pasi bashkë me motrën e saj, Gretën, menaxhojnë një butik në qendër të Tiranës.
Dhe përveç këtyre, Eni vazhdon të jetë një studente e mjekësisë, degë të cilën e studion tash e sa vite në Britaninë e Madhe.
Në një pyetësor të bërë nga fansat së fundmi në rrjetin social Instagram, njëra nga pyetjet ishte pikërisht në lidhje me studimet.
Njëri nga fansat e kishte pyetur atë nëse ajo i kishte ndërprerë studimet në Angli, dhe përgjigjja e Enit ishte strikte “jo”.
“Nuk i kam ndërprerë dhe nuk i ndërpres derisa të arrij kualifikimet që synoj”, ka shkruar këngëtarja në InstaStory.
Tash e sa kohë, Eni ndjehet e plotësuar edhe në jetën e private, pasi prej gati dy vitesh ka nisur një lidhje me reperin e njohur kosovar, Genc Prelvukaj.