Pas suksesit të arritur me kalimin e tij tek Levante dhe paraqitjet mbresëlënëse në La Liga, Enis Bardhi ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Një emër dhe mbiemër shqiptar por që fatkeqësisht nuk luan për ngjyrat kuqezi. Pak ditë më parë në Strumicë ai ishte kundërshtar duke mbrojtur ngjyrat e Maqedonisë, shkruan supersport.al. Për herë të parë Enis Bardhi shprehet për një media shqiptare dhe këtë e bën në zona gol, ku tregon dëshirën e madhe ër të qënë kuqezi por edhe arsyen përse nuk bëri zgjedhjen e zemrës.
“Kam pas ëndërr të luaj për Shqipërinë. Dikush më tha se duhet të vi në Shqipëri për tu provuar nga trajneri Redi Jupi. Menaxheri im që ka luajtur me të tek Dinamo e Tiranës i kërkoi një takim por pa mundur të marë përgjigje. Nuk besoj që ka shqiptar nga Shkupi që të mos luaj për Shqipërinë. Ka qënë një sjellje joprofesionale e Federatës. Unë kam qënë një viktimë.”
Më pas Bardhi jep dhe mendimin e tij përse sfida Maqedoni – Shqipëri u luajt larg Shkupit dhe emocionet që ndjeu në momentin e këndimit të himnit.
“Ishte emocionuese kur u këndua himni. U preka në momentin e vërshëllimave, por në fushë jemi profesionistë. E vetmja arsye përse nuk luajt në Shkup ishte sepse aty do të kishte më shumë shqiptarë por edhe për aryse sigurie.”
Në fund Enis Bardhi tregon dhe ëndrrën e tij futbolistike.
“Ëndrra ime është të luaj një ditë me fanellën e Real Madrid.”