Levante ka fituar përballjen e sotme ndaj Leganes me rezultat prej 2 me 0.
Ishte ylli shqiptar Enis Bardhi ai që ndihmoi skuadrën në këtë fitore me një asistim.
Ai asistoi për golin e parë që e shënoi Rochina në miuntën e 20 të takimit, transmeton Koha.net.
Kurse golin e dytë e shënoi Roger në minutën e 28 pas asistimit nga Tono.
Levante mban vendin e 11 me 29 pikë. Derisa Leganes në vendin e 18 ka 18 pikë.