Enis Bardhi ka zënë vend në mesin e më të mirëve viteve të fundit nga goditjet e dënimit.
Sipas faqes për histori dhe statistika “Opta”, mesfushori shqiptar i Levantes e ka dërguar topin në rrjetë gjashtë herë nga goditjet e gjuajtja e lirë në pesë sezonet e fundit.
Vetëm pesë lojtar ia kanë dalë që të shënojnë më shumë se Bardhi këtë kohë.
I pari pa asnjë dyshim është Lionel Messi, shumë larg të tjerëve, me 21 gola nga gjuajtja e lirë, derisa Cristiano Ronaldo i Juventusit, që dikur i kishte specialitet goditjet e dënimit, nuk renditet as në mesin e 10 më të mirëve, raporton Gazeta Express.