Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, ishte titullar për Levanten, dhe besimin e trajnerit e ka shpërblyer me dy super gola.
Në takimin që po zhvillohet ndaj Athletic Bilbaos, skuadra vendase kaloi në epërsi në minutën e tetë, por, më pas Bardhi realizoi dy herë.
Bardhi barazoi shifrat në minutën e 43-të, dhe më pas vetëm dy minuta më vonë shënoi për 1:2. Të dy golat ishin nga gjuajtja e lirë nga një distancë prej 30 metrave.
Bardhi ka shënuar gjashtë gola në këtë sezon.
https://youtu.be/B_O01c284Vo