Spanja po përgatitet për ndeshjen e dytë në “Euro 2020”, ku të besuarit e Luis Enrique kërkojnë fitoren e parë në këtë Evropian.
Klasi nuk mungon, andaj besojnë se do të fitojnë sonte nga ora 21:00.
Në stërvitjen e fundit para ndeshjes sonte me Poloninë, Thiago Alcantara dhe Rodrigo Hernández Cascante, i njohur si Rodri, kanë dhuruar spektakël.
Atë spektakël me topa të gjatë dhe prekje magjike, për pak e shijoi edhe trajneri, Enrique.
Thiago dhe Rodri, që të dy pritet sonte të jenë titullar ku Spanjë kërkon tri pikë, pas barazimit me Suedinë.