Real Madrid me fitoren kundër Sevilles kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt titullit në La Liga, por Barcelona s’e ka ndërmend të heqë dorë.
Madje, trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, insiston ende se Reali mund të gabojë diku dhe ata të shpallen kampion, njofton Klan Kosova.
“Ata (Reali) i kanë dy ndeshje shumë të vështira kundër Celtas dhe Malagas, ekipe nga të cilat kemi humbur edhe ne këtë sezon”, ka thënë Enrique për Movistar, pas fitores kundër Las Palmas.
“Nëse ne kemi humbur atje, atëherë edhe ata mund të humbin si ne”.