Enrique Iglesias do të heq dorë nga muzika

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari Enrique Iglesias ka thënë se po mendon të tërhiqet nga muzika.

Lajmin e zbuloi vetë artisti, të premten gjatë një bisede me Ricky Martin dhe Sebastian Yatra, ku promovuan turin e ri, që do nisë së shpejti.

“Ky mund të jetë albumi im i fundit. Nuk është diçka që po e mendoja vetëm tani. Në fakt ka vite që dua të tërhiqem nga muzika”, tha 46-vjeçari.

Albumi që quhet “Final”, do ketë dy pjesë dhe pas tyre mbaron çdo gjë, ka deklaruar këngëtari.

Ai gjithashtu tha se ka dashur të tërhiqet nga muzika që nga viti 2015. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme