Entuziazëm për Dështime Serike

Prishtinë | 21 Kor 2025 | 10:34 | Nga Shenoll Muharremi

50 herë me arritë sukses,

Kish me qenë punë e vështirë.

Po me dështu pesëdhjetë herë?

Rekord i budallakisë duket me qenë.

Qato që po e kërkojnë,

As me 500 herë duket se nuk arrihet.

Se ajo që kërkojnë, nuk ekziston më.

Shumica parlamentare nuk bëhet me inate,

Por me marrëveshje që ndërtohen, me kompromise.

LVV si partia përgjegjëse po duket si ai mulliri pa ujë,

Sillet e rrotullohet, por nuk po prodhon kurrgjo hiç.

Përpjekjet me bë një kandidat që si ka votat kryetare

Janë bërë sikur ritual e kult

Por votat nuk vijnë prej qiellit,

Se Zoti i Votave nuk i fal, duhesh me i fitu,

Me kompromise e me marrëveshje.

Me arsye që bindin, jo me sjellje urrjetje e polarizime.

Nuk kërkohet këtu fjalë e filozofi,

As manovra “politike”.

Kushtetuesja ka fol qartë.

Duhet shumicë parlamentare,

Jo fjalë boshe e arsyetime.

Kjo nuk është politikë si art i së mundshmës,

Duket sikur shpresë për mrekulli,

E kur kthehet “magjia” në strategji,

Ateherë dështimi është i garantuar,

Kështu sikur 50 seancat e dështuara.

Spektakël që nuk do shkon pa u ndëshkuar.

50 herë nuk është vetëm numër.

Është dëshmi e entuziazmit për dështim.

Përkushtim ndaj absurdit dhe të pamundurës.

Një fenomen që nuk ka tjetër shpjegim,

Vetëm kur dështimi bëhet pjesë e strategjisë dhe planit.

E krejt në fund kur të vije hera e 51-të,

Mos na thirrni më! Mjaft kemi parë dështime

Populli nuk është kalkulator,

As peshore për egot tuaja.

50 herë me arritë sukses,

Kish me qenë punë e vështirë.

Po me dështu pesëdhjetë herë?

Rekord i budallakisë duket me qenë.

Të ngjashme