Një dyqan në Dhërmi, e ka vendosur reklamën e pazakontë ku shihet portreti i Enver Hoxhës dhe një nga thëniet e tij të famshme.
Gjatë kohës së krizës ekonomike, diktatori kishte thënë se: “Patatja është edhe bukë edhe gjellë”.
Pikërisht kjo frazë është përdorur në reklamë, ku ofrohen patatet e fërguara që kushtojnë nga 200 deri në 500 lekë për një kon, transmeton Telegrafi.
Madje, aty shihet edhe portreti i njeriut që udhëhoqi me Shqipërinë për 50 vjet, teksa mban një patate në dorë.