Hoxhaj uron Ditën e Çlirimit: Sot, me mendje dhe me zemër me liderët dhe luftëtarët që padrejtësisht janë në Hagë

Prishtinë | 12 Qer 2022 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj ka uruar qytetarët për Ditën e Çlirimit.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka shpërndarë një fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

“Urime Ditën e Çlirimit të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjithë shqiptarëve në Ballkan dhe aleatëve perëndimor! Me mendje dhe me zemër sot jam me arkitektët e lirisë Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe me luftëtarët e UÇK-së, që padrejtësisht po mbahen në Hagë!”, ka shkruar Hoxhaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme