Enver Hoxhaj: Qeveria e re e udhëhequr nga PDK do t’i mbështesë bizneset private

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria e re e udhëhequr nga ky subjekt partiak, do t’i mbështesë bizneset private.

Sipas Hoxhajt kjo do të ndodhë me politika të përshtatshme fiskale dhe fuqizim në tregun vendor e ndërkombëtar, njofton Klan Kosova.

”Walone Fashion Group është shembull i një ndërmarrjeje moderne të suksesshme në Kosovë. WFG punëson rreth 40 persona, pjesa më e madhe e të cilëve janë gra. Edhe produktet i kanë shumë cilësore. Qeveria e re e udhëhequr nga PDK do t’i mbështesë bizneset private me politika të përshtatshme fiskale dhe fuqizim në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar.#PDK”.

https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/posts/1997117433723332

Të ngjashme