Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një fotografie ka njoftuar se gjatë ditës ka dalur për shëtitje në malet e Sharri.
Hoxhaj shkruan se këtë shëtitje e ka bërë para takimeve nëpër qytetet e ndryshme për zgjedhjet e brendshme të PDK-së.
“Shëtitje e këndshme në malet e Sharrit ⛰, para se të filloj me takimet e pasdites për zgjedhjet e brendshme të #PDK-së nëpër degët e partisë në qytete të ndryshme. Ngjyrat e vjeshtës ? janë absolutisht të mrekullueshme në këtë pjesë të Kosovës.”