Enver Hoxhaj udhëton për Mynih, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë

Prishtinë | 14 Shk 2026 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Munich Security Conference (MSC 2026).

Në një video të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook ai ka konfirmuar se po shkon drejt Konferencës së Sigurisë në Munich.

Pjesëmarrja e Hoxhajt në këtë konferencë është e rregullt dhe e përvitshme. Dy vite më parë, në kuadër të së njëjtës konferencë, ai kishte takuar edhe Zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance.

Të ngjashme