Enver Hoxhaj vesh këpucët e prodhuara në vendlindje

Suharekë | 01 Qer 2017 | 13:18 | Nga

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili është kandidat për Kuvend në zgjedhjet e 11 qershorit, ka promovuar prodhimet vendore, gjatë një vizite me karakter elektoral.

“Nuk ka me këpucët e ‘Solidit’, që prodhohen në vendlindjen time, në Therandë”, ka shkruar Hoxhaj i cili vjen nga kjo komunë.

Kryediplomati Hoxhaj, në faqen e tij në Facebook, ku ka postuar dhe disa fotografi.

“Këtë ndjenjë e provon sapo t’i veshësh sikurse e bëra sot unë në hapësirat e kompanisë që tashmë po eksporton në shumë vende të botës”.

“Me Fillimin e Ri, rritja e eksporteve të prodhuesve vendorë do të jetë edhe një prioritet i yni”, ka shkruar Hoxhaj.

Image may contain: 3 people, people standing

Image may contain: 2 people, indoor

Image may contain: 4 people, people standing

Image may contain: 3 people, indoor

Image may contain: 5 people, people standing

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme