Enver Memqaj është një basketbollist që premton shumë në të ardhmen. Ai është lindur dhe rritur në Bosnje e Hercegovinë, por është pjesë e ekipit të të rinjve të ekipit kombëtar të Kosovës. Ai i zbulon objektivat e tij për të luajtur për Kombëtaren A të Kosovës, në ndonjë klub evropian dhe ëndrrën për të luajtur një ditë në ligën më të fortë në botë – NBA
Enver Memqaj është ylli i ri i basketbollit kosovar.
18 vjeçari është lindur dhe rritur në Bosnje e Hercegovinë, por në mendjen dhe zemrën e tij ka qenë dhe është gjithmonë Kosova.
18 vjeçari është pjesë e Kombëtares U-18 të Kosovës dhe këtë fanellë e vesh me nder dhe me krenari.
Lojtari i lindur më 27 maj të vitit 2003 e dha një kontribut të madh në suksesin e ekipit të të rinjve të Kosovës, i cili së fundmi u shpall kampion për tërinj në FIBA European Challenger Basketball U-18.