I akuzuari për vrasjen e policit Triumf Riza, Enver Sekiraqa, sot është liruar nga paraburgimi. Avokatja e tij Kosovare Kelmendi, në një prononcim për Koha.net, tha se Sekiraqa tani do të jetë në arrest shtëpiak. “Enver Sekiraqës i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe tani ai është në arrest shtëpiak”, tha ajo. Enver Sekiraqa është […]
Enver Sekiraqa lirohet nga burgu

I akuzuari për vrasjen e policit Triumf Riza, Enver Sekiraqa, sot është liruar nga paraburgimi.
Avokatja e tij Kosovare Kelmendi, në një prononcim për Koha.net, tha se Sekiraqa tani do të jetë në arrest shtëpiak.
“Enver Sekiraqës i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe tani ai është në arrest shtëpiak”, tha ajo.
Enver Sekiraqa është dënuar me 37 vjet burgim, pasi që Gjykata e ka shpallur atë fajtor për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza. Riza ishte vrarë në vitin 2007 në Prishtinë.











