Epidemi e gripit në Kosovë, më shumë se 29 mijë raste të dyshimta

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 13:02 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rastet e shumta të gripit në Kosovë, kanë bërë që në nivel të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës të formohet Komiteti i cili do të përcjellë gjendjen epidemiologjike me gripin sezonal, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka bërë të ditur se ky komitet ka shpallur gjendje epidemike në Kosovë, si pasojë e rasteve të shumta të gripit. Ai tha se i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit, që t’i evidentoi rastet e mungesave të nxënësve nëpër shkolla.

“Ai i është drejtuar MAShT-it që të evidentoj mungesat e nxënësve nëpër shkolla në mënyrë që ta kenë më të lehtë të ndjekin procesin e këtij virusi. Është ngritë në kuptimin e përshpejtimit të disa aktiviteteve në rast të ngritjes së epidemisë së gripit sezonal në vend.  Nuk e ka arrit akoma kulmin tipik shkollor që të jetë epidemi. Gripi në tërë territorin e Kosovës është në nivel mesatar. E kemi shpallë si gjendje epidemike. Në mbledhjen e komitetit u konstatua se kjo gjendje po vëzhgohet nga një tetori”, u shpreh Ramadani.

Ai ka lutur që të mos përdoret një term i tillë si “Gripi i Derrave”, për shkak se, sipas tij, ky po shkakton panik tek shoqëria dhe që nga viti 2009 si term nuk është përdorur. Sipas Ramadanit, të gjitha gripat janë në grupin A, ku 29 mijë raste të dyshimta.

“Në diagnostikë, gripin mund të jetë i tri shkallëve. Të gjithë gripat janë të grupit A. Gripi është A1H1,  janë 29 mijë 938 raste të dyshimta sepse nuk dihet sa janë me grip.  Mbi 4000 janë infektive, 43 raste janë raportuar si në gjendje më të rëndë. Janë 10 viktima të gripit sezonal, katër janë A1H1 ndërsa 6 janë A.  Edhe pse mbi 65 vjet është e pritur, ajo mund të marrë jetë edhe në moshë më të re. Secili prej këtyre rasteve nuk ka qenë të vaksinuar. Mund të sëmuren edhe njerëzit që nuk kanë marrë vaksinë. Vaksina nuk mbron qind për qind por është formë e mbrojtjes e gripit sezonal”, shtoi Ramadani.

Këto të dhëna u bënë të ditura në një konferencë për media të anëtarëve të Komitetit për përcjelljen e gripit në Kosovë.

Drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Basri Sejdiu, tha se duhet të trajtohen rastet dhe të vlerësohen gjendja.

“Shpeshtësia e rasteve me të komplikuara ka qenë arsye të formojmë një komitet për rastet e lajmëruara trajtimi tyre dhe monitorimi tyre për një kohë më të gjatë.  Ky komitet është formua për shkak të shpeshtësisë së këtyre rasteve. Kohët e fundit kemi raste edhe me komplikime”, tha Sejdiu, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, Hamdi Ramadani, drejtor i Klinikës Infektive, ka ka thënë se të gjitha rastet me ndërlikime kanë qenë ato që kanë pasur sëmundje më parë.

“I kemi trajtua rastet në mënyrën më të mirë të mundshme me terapi dhe përkujdesje. Mbi 500 raste kanë regjistruar në dhjetor. 250 raste kanë qenë me ndërlikime dhe komplikime por të gjitha këto raste kanë qenë të prkeur nga sëmundje kronike më parë”, tha Ramadani.

Sipas Ramadanit, ka pasur raste që janë kanë qenë jashtëzakonisht të rënda.

“Kemi pas gjashtë raste që gjendja e tyre ka qenë jashtëzakonisht e rëndë. Këto gjashtë raste, pacienti në rastin e fundit kishte ardhë në ditën e 9 të gripit. Ky pacient ishte në gjendje të rëndë dhe pas disa orëve është dashtë te dërgohet në mjekim intensiv. Bëhet fjalë për virusin e influencës A. Është virus serioz. Nëse pacienti është i pa vaksinuar ky virus është shumë i rrezikshëm”, shtoi Ramadani.

Drejtoria e Klinikës së Pulmologjisë, Rukije Mehmeti, tha sa më pak të frekuentohen vendet e mbyllura për të shmangur këtë grip ndërsa ka treguar edhe shenjat e para të shfaqjes së sëmundjes.

“Temperaturë e lartë, zënie e hundëve, rrjedhjet nga hunda dhe me të atakuari janë ata me sëmundje kronike. Çdo temperaturë e lartë që nuk kalon brenda dy tre ditëve është shenjë që duhet të kontrollohet”, tha Mehmeti.

Përndryshe komitetin e përbëjnë: Basri Sejdiu, drejtor i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Hamdi Ramadani, drejtor i Klinikës Infektive, Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente,  Nehat Baftiu, drejtor i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, Drita Telaku- Qosaj, drejtoreshë e Klinikës së Pediatrisë dhe Rukije Mehmeti, drejtoreshë e Klinikës së Pulmologjisë.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/326539121307764/

Të ngjashme