Epidemiologu: Shkoni në plazh, virusi nuk merret në det, vritet brenda 32.6 sekondash

Prishtinë | 25 Maj 2020 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në RTV Ora ka qenë epidemiologu shqiptar Ilir Aliahmeti. Ai ka folur më gjatë për koronavirusin dhe na ka qartësuar disa pikëpyetje që na kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës në lidhje me vazhdimesinë e jetës sonë normale, plazhit dhe lirisë pas kësaj pandemie.

Arjon Muça: A do shkojmë në plazh këtë verë?

Ilir Aliahmeti: Ky virus nuk mbijeton dot lehtë në ambjentet e jashtme, pra ky kërkon person. E vetmja situatë është kontakti person me person në grumbullime të mëdha që do të thotë në 50 veta e lart sidomos në ambjente të mbyllura.

Në plazh distancat janë të mëdha, temperaturat janë të larta, lagështia është e lartë, kripa është një antibakterial dhe antiviral i natyrshëm.

Arjola Shehu: Po diskutohej se merrej edhe përmes ujit.

Ilir Aliahmeti: Nuk ka asnjë evidencë që thotë se merret përmes ujit, madje evidenca që ne kemi është që në 2% tretësirë kripë, virusi zhduket për një minutë. Adriatiku jugor është 3,8-3,9 % kripë ndërkohë që Joni është 3,7-3,8 % që do të thotë në 30.6 sekonda vritet koronavirusi në Adriatikun jugor dhe 32.3 sekonda në Jon. Nëse futet një njeri i infektuar në det nuk infekton të tjerët. Kjo ishte vetëm kripa, nuk thamë gjë për tempëraturën, rrymat dhe jodin.

Virusi qëndron mirë në 4 gradë celcius, kush nga ju shkon të lahet në një det me këtë temperaturë? Temperatura e Adriatikut dje ishte 18.9 gradë celcius, e Jonit 19 gradë celsius. Në 24 gradë virusi pothuajse zhduket menjëherë. Kjo është ajo çfarë thotë fizika dhe kimia.

Arjola Shehu: Pra ju nëse do e kishit në dorë do e lejonit që plazhet të hapen dhe të zhvillohet normalisht pjesa e turizmit?

Ilir Aliahmeti: Patjetër, e vetmja gjë duhet mos lejimi i grupimeve sidomos në ambjente të mbyllura.

Të ngjashme