Marrëveshja Stabilizim Asociimit (MSA) hyri në fuqi me 1 prill 2016. Nesër është përvjetori i katërt i hyrjes në fuqi të MSA-së.
MSA-ja është dokument më i rëndësishëm juridik dhe politik në mes Kosovës dhe BE-së. Kosova ka marr për detyrim që të zbatoj dispozitat e MSA-së brenda periudhës dhjetë vjeçare. Me qëllim të zbatimit të obligimeve që burojnë nga MSA, Kosova miraton çdo vjet Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA). Kërkesa për hartimin e Programit buron nga neni 74, pika 3 e MSA-së. Dokument të tillë, nën emërtime të ndryshme, e kanë në fuqi të gjitha vendet e rajonit që janë pjesë e procesit të Stabilizim Asocimi, psh. në Shqipëri: Plani Kombëtar për Integrim Evropian, në Serbi: Programi Kombëtar për Adoptimin e Acquis apo në Mal të Zi: Programi Kombëtar për Anëtarësim në BE.
Programi përmban masa konkrete të cilat propozohen nga vet institucionet e shtetit për të adresuar dispozitat e veçanta të MSA-së.
Në këtë kontekst, duke marr për bazë raportet vjetore për zbatimin e MSA-së, mund të konkludojmë se që nga hyrja në fuqi e MSA-së në Kosovë mungon vullneti politik për të ndërmarr reformat e parapara me Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së.
Në bazë të raporteve zyrtare të institucioneve:
Në këtë drejtim, përkundër zvogëlimit të vazhdueshëm të numrit të masave në kuadër të programit, në vitin 2019 shkalla e zbatimit të MSA-së ka arritur nivelin më të ulët ndonjëherë që nga hyrja në fuqi e MSA-së në vitin 2016.
Sa i përket llojit të masave në vitin 2019 nga gjithsej 401 masa të parapara, programi përmbante 160 masa legjislative dhe 241 masa implementuese.
Shkalla më e ulët e zbatimit vërehet tek masat legjislative, me ç’rast shkalla e zbatimit të masave legjislative gjatë vitit 2019 është 36.88%, pasi që 59 nga 160 masa të planifikuara janë zbatuar. Ndërsa, gjendja është pak më pozitive tek masat implementuese, pasi që shkalla e zbatimit të masave implementuese gjatë vitit 2019 është 60.17%, pasi që 145 nga 241 masa të planifikuara janë zbatuar.
Disa nga masat dhe reformat e pa zbatuara në vitin 2019 janë:
Sa i përket vitit 2020, bëjmë thirrje institucioneve që të tregojnë vullnet të shtuar politik për të zbatuar reformat e parapara me MSA, pasi që vitin tjetër do të shënojmë pesë vite që nga hyrja në fuqi e MSA-së. Viti 2021 do jetë moment i rëndësishëm, pasi që në përputhje me nenin 9 të MSA-së, Këshilli i Stabilizim Asocimit do të bënë vlerësimin detaj të zbatimit të MSA-së dhe rrjedhimisht do të merr masat për të ardhmen e procesit Stabilizim Asocimi për Kosovën.