Epilogu përfundimtar për rastin Dehari ua djeg një kartë për fushatë

Prishtinë | 25 Gus 2024 | 12:55 | Nga Azdren Shala

Sa herë rikthehet çështja e Astrit Deharit, përveç irritimit që shkakton mënyra se si instrumentalizohet vdekja tragjike e një djali nga partia ne pushtet; përtej neverisë që të shkakton “dëshira” e prindërve të tij që një tragjedi familjare me përkthye në privilegj politik, ne mendje me vjen fraza me fatale qe ma kane degjue veshët nga goja e kryeministrit aktual më 12 nëntor 2016. Në protesten para burgut ne Prizren Albin Kurti me pati thënë: “Shyqyr që vdiq Astriti e po rritemi, deri më sot kemi shkye këpucë e rroba e nuk kemi mund me u rritë”.

A e besojne këtë që po them unë a jo njerëzit hiç s’ka rëndësi. Rëndësi ka që procesi nga dita e vdekjes e deri me sot e dëshmon atë që po them unë. Qe vec disa fakte:

1) Kanë thënë qe kurdo që Vetëvendosje vjen në pushtet, drejtesia per Astritin ka me shkue ne vend. U ben kater vite qe po qeverisin, pse akoma asgjë?

2) Mënyra se si kanë manipuluar me mostrat e Astritit, flet shumë për mosdëshirën e LVV-së me zbardhë rastin, rrjedhimisht me përdorë akoma në çdo fushatë. Ne prill 2022 nuk e pranuan rezultatin e Institutit Zviceran qe nuk ka ADN te askujt tjeter ne mostrat e Deharit me alibinë se kane shkuar te dëmtuara nga Kosova. Në nëntorin e vitit të njëjtë, kur po ato mostra “humben” thane qe, humbja e tyre do na pengoje zbardhjen e rastit. Nese paskan qenë te pavlefshme në prill, pse qenka pengesë ne nëntor mungesa e tyre per zbardhjen e rastit?

3) Pse familja dhe Vetevendosje nuk e kanë pranue asnje here superekspertizën ne cilindo institut evropian që ata duan?

Përgjigja eshte shume e thjeshtë, epilogu përfundimtar për rastin Dehari nuk u leverdisë sepse u digjet një kartë për fushatë. Mos të flasim pastaj edhe për natyren e vdekjes që ua zhvlereson krejt “narracionin puritan” me të cilin kanë ardhur në pushtet.

Krejt çka kemi parë për këto katër vite të Kurtit në pushtet, janë do maskarada për me manipulue rastin që çështja të rrijë pezull sic është, e asnjëherë përpjekje për me zbardhë rastin.

Kufijtë e marrëzisë se kësaj force politike janë shumë te gjerë, aq sa njerezit normalë nuk munden as me i perfytyrue.

(Autori ka qenë aktivist i Vetëvendosjes, tani anëtar i Kryesisë së PSD-së)

Të ngjashme