Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përmes një ceremonie ka ndarë Çmimin për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe çmimeve të tjera vjetore për letërsi.
Çmimin kombëtar letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” e mori Eqrem Basha, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa çmimin vjetor letrar për kritikë/ese “Ibrahim Rugova” iu dha Gëzim Aliut për studimin “Romanet e Ismail Kadaresë, 1963 1990, retorika e tekstit dhe narracioni”, IAP Prishtinë 2016.
Çmimin vjetor letrar për prozë “Anton Pashku” i jepet Majlinda Bregasit për romanin “Ikje”, Koha Prishtinë 2016.
Ndërsa çmimi vjetor letrar për poezi “Ali Podrimja” iu nda autorëve: Demë Topalli “Sytë që dinë me pa”, Faik Konica Prishtinë 2016 dhe Abdullah Zenelit “vetmia e mermertë”, Buzuku Prishtinë 2016.
Por që ky i fundit ka refuzuar këtë çmim.
Kurse çmimin vjetor letrar për përkthim “Pjetër Bogdani” e mori Arben Atashi për përkthimin e romanit “të vdesësh në pranverë” të autorit Ralf Rothman, Buzuku Prishtinë 2016.
Ndërsa çmimi vjetor letrar për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kikaj” e mori Fatmire Duraku për prozën “Dea dhe kërriçi i vetmuar”, Fad Prishtinë 2016.
Shkrimtari Eqrem Basha tha se jam I lumtur që po marr këtë çmim, çmimet e rëndësishme si ky në mesin tonë janë më prestigjiozët, dhe sikur të heqim mëdyshjen që i ka çdo krijues.Druajtjet dhe dyshimet të efektshme kanë qenë dhe janë përpjekjet lidhjet më të afërta me lexuesit me studiuesin me ata që e vlerësojnë letërsinë.
“I takoj një brezi që kanë kaluar nëpër kthesa dhe thyerje të vështira nëpër të cilat kanë kaluar të gjithë shqiptarët e Kosovës, nëpër këto kthesa e thyerje edhe në kushtet e rrezikimit të ekzistencës tonë, në këto kthesa kemi krijuar vepra që sot vlerësohen dhe kemi mbajtur kontakte të domosdoshme me atë që krijohet në botë, mbase për këtë shkak e kemi të vështirë ta pranojmë diskursin e krizës së vlerave krizës së librit dhe të leximit që propagandohet aq shpesh jemi të dijshëm se koha e ka rëndësinë e saj dhe nuk është aq e lehtë them se na nevojitet përkushtim dhe sakrificë që na mbante dikur gjallë”, tha ai.