Era bart aeroplanët mbi Tivar

Tivarë | 04 Jan 2019 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Në rrjete shoqërore është paraqitur një xhirim i aeroplanit pranë aeroportit të Tivarit në Mal të Zi, të cilin tekstualisht e bart era.

“E kam xhiruar kërë në Radanovic afër Tivarit. Tentim i rrezikshëm për aterrim i ATR-së. Fluturimi është riorientuar për Podgoricës”, thuhet në përshkrimin e videos në faqen “Podgoricki vremeplov” në Instagram,

“Është kuhatur bukur mirë… Pasagjerët nuk e kanë pasur lehtë… Mendoj se për do kohë nuk do të ulen në aeroplan”, janë disa nga komentet në faqe, citojnë mediet e rajonit.

Nga Aeroporti i Malit të Zi kanë thënë se sot katër aeroplanë nga aeroporti i Tivarit për shkak të erës së fortë janë riorientuar në aeroportin e Podgoricës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme