Këngëtarja shqiptare Era Istrefi me hitin e saj “Bonbon” arriti të marrë më shumë se 500 milionë klikime dhe ka siguruar koncerte në shumë vende të botës, së fundmi në Dubai.
Pas një koncerti që mbajti atje ajo ka dhënë intervistë për “khaleejtimes” ku ka folur për suksesin, inspirimin dhe albumin e saj. Ajo ka treguar se këtë verë do të lansojë dy këngë të reja.
“Më ka shokuar, sepse nuk kisha qëllim që ‘Bonbon’ të bëhej ndërkombëtarisht e njohur – isha e njohur vetëm te shqiptarët dhe isha duke lëshuar një këngë tjetër – reagimi ishte aq i shpejtë dhe i madh sa që nuk mund ta besoja se çfarë po ndodhte – por ishte kënaqësi, që mund të them definitivisht se ishte momenti më i mirë në jetë”, ka thënë ajo për suksesin me hitin “Bonbon”.
Në këtë intervistë, Era ka treguar se Rihanna mbetet inspirimi i saj, ndërsa ka treguar se është duke punuar në albumin e parë. Nuk ka dhënë datë të lansimit të albumit.
Në këtë intervistë, Era zbuloi se aktori i preferuar i saj është Al Pacino, ushqimi i preferuar orizi, Rihanna ishte këngëtarja më e dashur, ndërsa për sport s’preferon asnjë skuadër sepse nuk shikon fare. Dubai ishte vendi i saj i preferuar për pushime, ndërsa libri i fundit që ka lexuar është “The Woman’s Handbook”.