Era Istrefi në lidhje me producentin e “Live It Up”?

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 10:28 | Nga

Era Istrefi është në kulmin e karrierës muzikore në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja po shijon sukseset me këngën e fundit për kampionatin botëror, ku kishte sjell këngën “Live it Up” bashkë me Nicki Jamin dhe Will Smithin.

Pas këtij hiti botëror, bukuroshja jonë është duke punuar në këngën e re të titulluar “Prisoner”, të cilën do ta publikojë shumë shpejt.

Por, së fundi kanë filluar të qarkullojnë informacione se këngëtarja është në lidhje dashurie me producentin e këngës “Live it up”, Diplo.

Image result for diplo

E gjithë kjo pasi që në pothuajse çdo postim të Erës në rrjetet sociale, producenti e shoqëron me “emoji” në formë zemre si dhe e pyet se kur do të kthehet.

Kjo gjë ka bërë fansat të mendojnë se mes producentit dhe këngëtares po ndodh diçka,por ende nuk është konfirmuar një gjë e tillë nga asnjëri nga të dy artistët.

Ndryshe, kënga e botërorit është shikuar mbi 55 milionë herë në YouTube.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme