Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Era Istrefi, së fundmi ka shënuar, një tjetër sukses, duke arritur të nominohet për çmimet “BreakTudo Awards 2018” në kategorinë e “International New Artist” (Artisti i ri ndërkombëtar).
Istrefi është një nga tre zërat interpretues të himnit të Kampionatit Botëror, që këtë vit u mbajt në Rusi, shkruan atsh. Kënga “Live it up” e cila e bëri të dëgjuar artisten kosovare në mbarë botën, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.
Më pas, erdhi radha e dy këngëve tjera “Prisioner” dhe “Oh God”, të cilat gjithashtu u pritën mirë nga fansat e saj.