FIFA publikon listën e 23 futbollistëve të nominuar për formacionin e vitit

Prishtinë | 14 Dhj 2021 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka zbuluar 23 futbollistët e nominuar për formacionin e vitit.

Prej tyre, 11 do të zgjedhen për të hyrë në formacionin e këtij viti.

Kriter për të hyrë në formacionin e vitit është performimi në nivel prej 8 tetorit të vitit 2020 deri 7 gusht të vitit 2021.

Kriter tjetër për të hyr në 11-she janë edhe paraqitjet që të paktën të jenë 35 ndeshje zyrtare në atë periudhë kohore.

Alisson, Donnarumma, Mendy, Alaba, Alba, Alexander-Arnold, Bonucci, D. Alves, Dias, Busquets, B. Fernandes, De Bruyne, F. de Jong, Jorginho, Kante, Benzema, Haaland, Lewandowski, Lukaku, Mbappe, Messi, Neymar, Ronaldo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme