Këngëtarja kosovare, tanimë me famë botërore, po mahnit me zërin e saj
Fjala është për Era Istrefin, e cila së fundmi, në një intervistë të dhënë për mediat evropiane ka treguar se si ‘BonBon’ u bë hit në të gjithë boten.
Ajo tha se muzika në Kosovë ishte gjithmonë shumë tradicionale për të dhe shoqërinë e saj dhe se ata ishin çdoherë të tërhequr nga muzika angleze.
“Nëna dhe babin im ishin të dy artistë, babai im ishte aktor ndërsa nëna këngëtare, kështu që unë vij nga një familje artistësh”, tha ajo.
“Frika e të qenit beqare ishte frymëzimi për shkrimin e këngës Bonbon”, shtoi ajo.