Erdogan dhe Netanyahu shkëmbejnë akuza për protestën në Gaza

Prishtinë | 01 Pri 2018 | 16:03 | Nga

President turk, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu se është “terrorist”, pasi kryeministri izraelit kishte thënë se komentet e Ankarasë mbi protestat vdekjeprurëse janë “leksione për moral”.

“Netanyahu ti je okupator dhe si një okupator t’i i ke ato territore. Në të njëjtën kohë, ti je terrorist”, ka thënë Erdogan gjatë një fjalimi në Adana, transmeton agjencia AFP.

“Ajo çfarë ti bën për t’i shtypur palestinezët, do të jetë pjesë e historisë dhe ne nuk do ta harrojmë kurrë”, ka thënë Erdogan, duke shtuar se “populli izraelit nuk ndihet mirë me atë që ti bën”.

Këto komente të Erdoganit vijnë pasi 15 palestinezë u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën në përleshje me forcat izraelit, gjatë protestës të së premtes, në kufirin mes Izraelit dhe Rripit të Gazës.

“Ushtria më e moralshme në botë nuk do të pranojë mësime për moralin nga dikush që për vite të tëra ka bombarduar civilët”, ka shkruar në Twitter kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Duke iu referuar 1 prillit, ditës së gënjeshtrave, Netanahy ka shkruar se “si duket kështu shënohet 1 prilli në Ankara”.

Kryeministri izraelit edhe më herët ka bërë komente kundrejt Erdoganit, duke e përshkruar atë si person që “bombardon fshatërat kurde”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme