Erdogan do ta vizitojë nesër Qipron Veriore, pritet rritje e tensioneve në ishull

Prishtinë | 18 Kor 2021 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë nesër Qipron Veriore, e cila në vitin 1983 e shpalli veten Republika Turke e Qipros Veriore. Ajo njihet vetëm nga Turqia. Erdogam ka thënë se do të japë “lajme të mira” në shtetin e shkëputur.

Por vizita mund të nxisë më tej tensione mbi ishullin e ndarë të Mesdheut Lindor. Të martën, Erdogan do të marrë pjesë në një ngjarje që shënon 47 vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të Turqisë – parë si një pushtim nga grekët qipriotë.

“Shpresoj se do të japim mesazhe në mënyrën më të mirë të mundshme për vendosjen e paqes botërore në ishull”, tha ai, raportojnë mediat e huaja.

Ishulli i Qipros është ndarë që nga viti 1974, kur Turqia ndërhyri ushtarakisht në përgjigje të një grushti shteti të mbështetur nga Greqia. Turqia tha se veproi në përputhje me një Traktat të Garancisë, të nënshkruar në 1960 kur u krijua Republika e Qipros, e cila lejon Greqinë, Turqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar të ndërhyjnë në mosmarrëveshjet.

Të ngjashme