Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, e ka nënshkruar protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Ky protokoll është dërguar në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë, për t’u ratifikuar.
Kjo u bë e ditur nga Drejtori për Komunikim e Presidencës turke, shkruan Asociated Press .
Erdogan e kishte kushtëzuar anëtarësimin e Suedisë në Aleancën Veriatlantike.
Shefi i shtetit turk e kishte akuzuar shtetin Stokholmin se ishte shumë i butë ndaj militantëve kurdë dhe grupeve të tjera që ai i konsideron si kërcënime të sigurisë.
Shteti turk po ashtu shfaqi zemërimin si pasojë e një sërë protestash për djegien e Kuranit në Suedi.
31 aleatët e NATO-s duhet të mbështesin anëtarësimin e Suedisë.
Deri më tani, vetëm Turqia dhe Hungaria janë dy aleatët e vetëm që ende nuk e kanë ratifikuar atë.