Erdogan e pret si mik Vuçiqin, flasin për Kosovën

Prishtinë | 18 Sht 2021 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është takuar në Stamboll sot me homologun e tij turk, Tayip Erdogan.

Siç bëjnë të ditura kanalet zyrtare të informimit në presidencën serbe, Vuçiq dhe Erdogan kanë diskutuar për një mori çështjes, në mesin e tyre edhe për raportet në rajon ku përfshihet edhe Kosova.

“Mëngjes dhe bisedë private nën pamjen e Bosforit”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij teksa ka njoftuar për takimin me Erdogan.

Sipas mediave në Beograd, temë diskutimi e këtij takimi ndër të tjerash do të jetë edhe Kosova, përveç çështjes së bashkëpunimit ekonomik, çëhtjeve bilaterale dhe investimeve të Turqisë në Serbi.

Të ngjashme