Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është pritur me ceremoni madhështore nga homologu i tij turk, Rexhep Tayyip Erdogan, pavarësisht motit të ligë në Ankara.
Në kuadër të vizitës, në Ankara do të mbahet takimi i tretë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi.
Vizita e Vuçiqit në Turqi vjen një ditë pasi Erdogani ishte në Shqipëri, ku u prit dhe përcoll poashtu me nderime nga kryeministri Edi Rama, derisai i përuroi 522 shtëpi të reja për familjet që i humbën ato nga tërmeti, si edhe spitalin modern në Fier.