Turqia njoftoi sot mbylljen e kufijve të saj tokësorë me Greqinë dhe Bullgarinë, në kuadër të masave të marra për kufizimin e përhapjes së koronavirusit.
“Pikat e kalimit me këto dy vende do të mbyllen për udhëtar]ët duke nisur nga sot, njoftoi ministri i Brendshëm.
Disa mijëra migrantë janë mbledhur në masë në kufirin grek që prej muajit të kaluar për të provuar të kalojnë në Europë.
Turqia ka pezulluar këto ditët e fundit lidhjet ajrore me 20 vende dhe ka marrë disa masa, si mbyllja e shkollave, për të luftuar kundër COVID-19.