Erdogan kritikon presidentin francez, këtë herë për fenë islame

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka ripërsëritur kritikat ndaj presidentit francez Emmanuel Macron për përdorimin e retorikës kundër islamit që ai e quan ‘islam francez’ për të mbuluar dështimet në udhëheqjen e shtetit.

“Ata që janë të shqetësuar nga ngritje e islamit po e sulmojnë fenë tonë nëpërmjet krizave që ata i shkaktojnë. Retorika anti-silamike dhe anti-myslimane është mjeti më i përdorshëm për politikanët perëndimorëpër të mbuluar dështimet e tyre. ‘Islami francez’, ‘islami europian’ dhe ‘islami austriak’ janë shembujt e fundit”, tha Erdogan.

Sipas të parit të shtetit turk, e gjithë kjo po bëhet për të keqinformuar njerëzit për islamin e vërtetë.

Sipas Erdogan duhet mësuar islami i vërtetë pasi ai nuk është i tillë siç paraqitet nga Boko Haram, El Shebab, ISIS e organizata të ngjashme terroriste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme